Ditën e sotme, Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike Grida Duma, ka bërë një lapsus me urimin e bërë në rrjete sociale, për festën e Kurban Bajramit.
Duma ka ngatërruar në postimin e saj Bajramin e Madh me Kurban Bajramin, një ngatërresë e cila është korrigjuar shumë shpejt prej saj.
Por mjaftuan disa minuta që ndjekësit të vinin re gabimin dhe t’ia përmendnin në komente ngatëresën e bërë deputetes.




