Nuk mund të futesh më brenda zyrave të GOOGLE, nëse nuk je vaksinuar më parë.
Gjigandi i teknologjisë, nisi me zbatimin e politikës së vaksinimit të punonjësve dhe pret që brenda pak javësh, të gjithë pjesëtarët e stafit të kthehen në kampuse të vaksinuar.
Nuk bëhet fjalë për pak, por po flasim për 144 mijë punonjës të Google, në mbarë botën.
CEO i Google, Sundar Pichai, deklaroi në postimin e tij në blog se; “Ata që vijnë për të punuar në kampuset e tyre, duhet të vaksinohen”. Ai shtoi se procesi për këtë çështje do të ndryshojë sipas kushteve të rajonit, rregulloreve dhe mundësisë së vaksinës.
Google ka shtyrë hapjen e plotë të kampuseve të saj në mbarë botën, nga 1 Shtatori më 18 Tetor për shkak të rritjes së rasteve të reja të variantit Delta të koronavirusit të ri (COVID-19). Punonjësit e gjigandit të teknologjisë gjithashtu, do të jenë në gjendje të aplikojnë për të vazhduar punën nga shtëpia, deri në fund të vitit 2021, në rast të kushteve të veçanta.




