Dy zyrtarë amerikanë kanë zhvilluar një takim me drejtorin e SHÇBA, Muhamet Rrumbullaku për të diskutuar mbi reformat e legjislative, ndërsa i kanë dhuruar këtij institucioni edhe një pajisje poligrafike.
Ambasada Amerikane thotë se “mbështet një Shërbim të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) që është i fortë, i pavarur dhe efikas në punën e tij të rëndësishme për të siguruar integritetin dhe llogaridhënien e ligjit shqiptar”.
“Ambasada Amerikane mbështet një Shërbim të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) që është i fortë, i pavarur dhe efikas në punën e tij të rëndësishme për të siguruar integritetin dhe llogaridhënien e ligjit shqiptar. Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit Ben Rockëell dhe Atasheu i Asistencës për Zbatimin e Ligjit Ron Hendren u takuan dje me Drejtorin e Përgjithshëm të SHÇBA-së, Muhamet Rrumbullaku, për të diskutuar mbi reformat e rëndësishme legjislative në vazhdim dhe për të nënshkruar një marrëveshje dhurimi në mbështetje të njësisë poligrafike të SHÇBA-së”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë.




