Radhë e gjatë mjetesh në Pikën Kufitare të Qafë Botës, pala greke punon vetëm me 1 sportel, qytetarët të detyruar të kryejnë testet e shpejta

0
49

Radhë të gjata mjetesh në Pikën Kufitare të Qafë Botës, teksa shkak për këtë është bërë testi i shpejtë që u kërkohet qytetarëve që do të udhëtojnë drejt Greqisë.

Në vonesën e qytetarëve po ndikon edhe pala greke, e cila punon vetëm me 1 sportel, në të cilin kryhen dhe teste e shpejta, duke bërë që qytetarët të presin me orë të tëra në radhë.

Edhe në doganën e Kakavijës janë shënuar radhë të gjata mjetesh, ku qytetarët shqiptarë kanë pritur për shumë kohë për të kaluar në tokën greke. Nga data 1 deri në 20 gusht në Shqipëri kanë hyrë 29.148 persona, nga të cilët 20.184 të huaj, ndërsa kanë dalë 21.000, ku 14148 ishin të huaj dhe pjesa tjetër shqiptarë.

Zjarr Tv Ad