E martë, Prill 7, 2026
Ballina Aktualitet Për punë në Shqipëri, emigrantët nga Bangladeshi presin në radhë në Tiranë...

Për punë në Shqipëri, emigrantët nga Bangladeshi presin në radhë në Tiranë për të bërë tamponin

0
110

Radhë të gjata janë krijuar në një klinikë private në Rrugën e Kavajës, ku emirgartët nga Bangladeshi presin për të bërë tamponin.

Bëhet me dije se tre autobusë me emigrantët nga Bangladeshi kanë shkuar për të bërë tamponin për Covid-19.

Burime për media bëjnë me dije se bangladeshasit kanë ardhur në vendin tonë për t’u punësuar dhe se kishin ardhur në Shqipëri 3 ditë më parë.

Për shkak se fluksi është i lartë ditën, shtetasit nga Bangladeshi dhe grupet që i organizojnë kanë vendosur që tamponin ta bëjnë në darkë.

Zjarr Tv Ad