Me dhurata dhe me urimin për një jetë më të mirë, kryeministri Edi Rama u ka uruar mireseardhjen afganëve të strehuar mes Durrësit dhe Kavajës, të cilët mbërritën në vendin tonë pak pas mesnatës. Kreu i qeverisë tha se e kupton situatën që ata po jetojnë, pasi edhe shqiptarët kanë qenë dikur në vendin e tyre. Një prej grave afgane falënderoi kryeministrin, ndërsa zbuloi edhe një detaj të veçantë, se një prej bebeve afgane feston ditëlindjen, në ditën e parë të një jete të re në Shqipëri.
Rama shkëmbeu edhe batuta me disa prej fëmijëve teksa shpërndau dhuratat, ndërsa u kërkoi atyre të fillojnë të mësojnë edhe gjuhën shqipe.
Pjesë nga biseda
Edi Rama: Më në fund ia dolët
Gruaja afgane: Me shumë vështirësi por ia dolëm. Ju falënderoj për mikpritjen dhe bujarinë që keni treguar për grupin tonë. Kolegët tuaj kanë bërë punë të mrekullueshme.
Edi Rama: Përpiqemi të bëjmë më të mirë. Faleminderit shumë. Kemi qenë në këtë pozitë e dimë se çfarë është
Gruaja afgane: Këta janë disa nga njerëzit tanë këtu
Edi Rama: Pra çdo gjë është në rregull?
Gruaja afgane: E përsosur faleminderit shumë
Edi Rama: Kjo është ministrja jonë
Gruaja afgane: Po jemi takuar. Kanë qenë të gjithë shumë të gjindshëm. Nuk ka qenë e lehtë. Ende duket jo reale. Duket sikur do zgjohemi nga një makth. Duket si të vish nga ferri në parajsë
Edi Rama: Kemi sjellë disa gjëra për fëmijët
Gruaja afgane: Jam e bindur që do ju pëlqejnë shumë
Edi Rama: Do një top, një top basketbolli
Gruaja afgane: Ky është bashkëshorti im dhe vajza. Ky i vogli këtu ka sot ditëlindjen e parë
Edi Rama: Ju pëlqejnë dhuratat, tani duhet të filloni të flisni shqip
Gruaja afgane: Faleminderit kryeministër, ne për çdo gjë jemi këtu



