Gjykata e Lartë vendosi dje të mos kthejë në detyrë mjekun Edvin Prifti. SPAK kërkoi që ai as të mos qëndronte në shtëpi, por të rikthehej në burg, kërkesë që u refuzua pjesërisht nga Gjykata, duke vendosur vetëm që mjeku të mos fillojë përsëri punën.
Prokuroria Speciale SPAK, e akuzon mjekun Edvin Prifti për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
Ndërkohë, pas këtij vendimi mjeku ka hapur arkivat dhe ka nxjerr një vlerësim që ka marrë në vitin 2003. Ai thotë se është vlerësuar me çmimin e madh botëror të kirurgjisë kardio-torakale.
“Pergjigje! Satisfaksion amerikan ndaj meje dhe vendit tim. Cmimi me i madh boteror i kirurgjise kardio torakale ku nga gjithe evropa lindore dhe azia e afert si dhe gadishulli arabik pas Hungarise dhe Izraelit, renditet Shqiperia. Cmim qe ne 70 vjet, jepet nje here ne vit dhe USA e ka fituar vetem dy here. Ne vendin tim sma uroi askushi perkundrazi”, shkruan Prifti, dhe ndan fotot e mëposhtme.




