E martë, Gusht 11, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Pse amerikanët nuk nxjerrin provat për Berishën? Arjan Curri bën deklaratën e...

Pse amerikanët nuk nxjerrin provat për Berishën? Arjan Curri bën deklaratën e fortë: Ndryshe me Tom Doshin, atë po e ruajnë si…

0
2683
Zjarr Televizion Adccccc

Pyetjes se përse ambasada amerikane dhe DASH, nuk i publikojnë provat e korrupsionit të Sali Berishës, Arjan Curri u përgjigj duke thënë se; mund të jenë duke i ruajtur si një “kartë e fundit”, ku mund të futet edhe SPAK në lojë.

I ftuar në emisionin “Të Pakepozuarit” në MCN TV, Curri tha se amerikanëve vepruan krejt ndryshe me Berishën, se në rastin e Tom Doshit, kur ato që i konsiderojnë prova, i dorëzuan në prokurori.

Kur u pyet për zotin Tom Doshin, ajo [ambasadorja] tha janë provat, ja kemi çuar prokurorisë.  Për zotin Berisha thotë keni sytë, shikojini i keni aty.  Do të thotë që në rastin e Berishës, ambasadorja ka zgjedhur të ndjekë strategji më shumë politike sesa juridike. Sot del dhe thotë është ashiqare, cfarë prova doni?

Dyshoj që ambasada dhe DASH, e ka ruajtur për kartë të fundit dhënien e provave dhe mund të fusë edhe SPAK-un në lojë.

Nëse sheh që zoti Basha, rrezikohet shumë, mund të hyjë edhe SPAK, prandaj nuk i ka nxjerrë provat deri tani“, kështu u shpreh  Curri.

Zjarr Tv Ad