Jozefina Topalli, gjatë një interviste për “Opinion”, e ka quajtur Bashën si një kryetar i shitur, diktator dhe një njeri që nuk e njeh ligjin, votën dhe parimin.
Ajo gjithashtu, tregoi edhe arsyen pse nuk ishte në takimin e Berishës, ku sipas ish-kryeparlamentares mungesa e saj ishte për për çështje axhende, pasi ndodhej jashtë vendit.
Blendi Fevziu: Do ishe e pranishme sot në sallë?
Jozefina Topalli: Unë mezi erdha dhe këtu sepse sapo kam ardhur nga jashtë, por kjo nuk ka lidhje je apo nuk je prezente. Këtu ka lidhje me qëndrimet ndaj një momenti kritik, kyç të një force politike që nuk është opozitë. Zoti Berisha kishte thënë që kryetari është i thyer, në fakt kryetari është i shitur.
Kujtojmë se ditën e djeshme me dhjetëra mbështetës demokratë, i janë përgjigjur thirrjes së ish-kryeministrit Sali Berisha në hotel Rogner, ku u zhvilua takimi i parë në turin e ndërmarrë nga Berisha.




