Rama dhe Manastirliu frikë nga tubimet masive të Berishës: Ndalohen grumbullimet…

0
63

Tubimet masive të ish-kryeministrit Sali Berisha, kanë shqetësuar qeverinë. Me qëllim ndalimin e tyre, ata kanë marrë vendim për të mos lejuar grumbullimet kudo, në ambiente të brendshme apo të hapura.

Sot u raportua se Ministria e Shëndetësisë, ka vendosur të shtyjë afatin për ndalimin e grumbullimeve në vende të hapura dhe të mbyllura, duke paraqitur si argument rritjen e shifrave.

Kjo masë, ishte në fuqi deri më datë 6 Shtator, por Ministrja e ka zgjatur deri më 20 Shtator.

Urdhri është firmosur nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe është publikuar në Fletoren Zyrtare.

Aktualisht në vendin tonë është në fuqi ora policore, e cila nis në orën 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit, si dhe mbajtja e maskës në ambientet e mbyllura.

Zjarr Tv Ad