Berisha apo Basha? Baton Haxhiu flet me bindje të plotë: Basha e ka të fituar betejën me Berishën…

0
77

Analisti Baton Haxhiu, është shprehur se turet e takimeve të ish-kryetarit të PD-së Sali Berisha në rrethe, janë pa ide dhe i përkasin të kaluarës.

Ai theksoi se në fjalimet e tij, Berisha ishte i përsëritshëm dhe nuk kishte asgjë të re për mbështetësit.

“I përsëritshëm, pa ide, funksionon në një kontekst politik të së kaluarës, anti-historik dhe i padobishëm. Sali Berisha është njeriu, që po bën gjëra të pamëshirshme kundër vetes”, tha Baton Haxhiu.

Haxhiu thekson se kryetari i PD-së Lulzim Basha, nuk ka nevojë të bëjë ture të tilla, pasi e ka betejën e fituar me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky i fundit vijon të kundërshtojë vendimin e Bashës,  i cili përjashtoi nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike

“Pse nuk duhet të dalë Basha në tubime dhe të fitojë betejë kundër tubimeve? Për arsye se ka betejën e sigurt, betejën me Sali Berishën”, tha Haxhiu për Euro News Albania.

Zjarr Tv Ad