E hënë, Prill 13, 2026
Ballina Aktualitet Ndihmoi bosin turk të kriptomonedhave për t’u fshehur në Shqipëri, Haxhiu mund...

Ndihmoi bosin turk të kriptomonedhave për t’u fshehur në Shqipëri, Haxhiu mund të mos qëndrojë asnjë ditë pas hekurave

0
39

Prokurori Bledar Valikaj ka kërkuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për shtetasin shqiptar Edevaldo Haxhiu që dyshohet se ndihmoi dhe mbështeti të arratisurin Faruk Fatih Özer, themeluesin e kompanisë, i cili kërkohej shkëmbimin e parave kripto Thodex.

Seanca ndaj Haxhiut, ku do të vendoset masa e sigurisë është duke u zhvilluar paraditen e kësaj të shtune pranë Gjykatës së Tiranës. Ai akuzohet se ka ndihmuar që të fshihet në Shqipëri një prej mashtruesve më të mëdhenj në historinë e Turqisë, i cili ende nuk është vënë në pranga.

36-vjeçari akuzohet për përkrahje të autorit të krimit. Gjatë marrjes së pyetje, ai i pohoi hetuesve se nuk ka asnjë dijeni se ku mund të ndodhet Faruk Özer, dhe i ka ofruar ndihmë vetëm se ia ka kërkuar një miku i tij turk, duke qenë se flet dhe turqisht.

Për shkak se ditën që Özer vinte në Shqipëri, Edevaldo Haxhiu ndodhej në një festë familjare, i kishte kërkuar të njohurit të tij, Altjan Canajt që ta shoqëronte nga Rinasi deri në një hotel në Tiranë. Teksa agjentët e policisë i kanë kërkuar që të tregonte se kush ishte ky miku i tij, Edevaldo Haxhiu ka thënë se “nuk i kujtohej emri”. Pak muaj më parë, policia shoqëroi për të marrë në pyetje edhe Canajt, ndërsa tashmë po hetohet në gjendje të lirë.

Faruk Fatih Özer u arratis nga Turqia duke ardhur në Shqipëri në 18 prill duke mbyllur gjithashtu shërbimet e kompanisë së tij “Thodex”, në të cilën kishin investuar më shumë se 350 mijë persona, pjesa më e madhe e tyre, turq.

Dëmi i shkaktuar ndaj tyre është 2 miliard dollarë, ndërsa një pjesë të parave ai i mban me vete në një server të posaçëm, ku mendohet se ndodhen 108 milionë dollarë në kriptomonedha

Zjarr Tv Ad