Ervin Bushati, është prezantuar ditën e djeshme si drejtor i ri i Postës Shqiptare. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bushati e konsideron privilgjegj, por njëkohësisht edhe përgjegjësi marrjen e kësaj detyre.
“Privilegj dhe përgjegjësi marrja e detyrës së administratorit në Postën e Shqipërisë. Posta ka lindur me shtetin si shërbim ndaj publikut: Shërbimi ndaj publikut është Misioni ynë! Shqipëria2030- qenie që ne të gjithë bashkë po e ndërtojmë, duke ditur rolin e rëndësishëm që kanë këto institucione për qytetarët. Jemi një rrjet fibrash tregtare, ekonomike, financiare, logjistike dhe virtuale”, shkruan Bushati.
Kujtojmë që ditën e djeshme Ervin Bushati u emërua drejtor i Postës Shqiptare, ndërsa më herët këtë post e mbante Laret Duraj. Bushati ishte i renditur i treti në listat e PS për Tiranën në Zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, por nuk arriti të merrte mjaftueshëm vota për të siguruar mandatin e deputetit. Vendin e tij e zuri Fatmir Xhafaj, i cili theu herësin dhe mori një karrige në Kuvend.




