E enjte, Gusht 6, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Ku është Basha? Artan Hoxha nxjerr prapaskenat nga selia blu dhe bën...

Ku është Basha? Artan Hoxha nxjerr prapaskenat nga selia blu dhe bën deklaratën e fortë…

0
101
Zjarr Televizion Adccccc

Analisti Artan Hoxha, gjatë një interviste televizive, ka komentuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Spotlight’, zhvillimet brenda PD-së. Sipas tij, Basha është shpallur “non grata” nga baza e Partisë Demokratike.

“Problemi ishte shpallja i padëshiruar i Sali Berishës nga SHBA. Sot jemi në shpalljen të padëshiruar të Bashës nga baza e PD, rezultat i një energjie propagandistike të takimeve të drejtpërdrejta të Berishës me bazën e PD. Pyetja është ku është zhdukur Basha? Basha sot me firmë dhe vulë vazhdon të jetë kryetar, por duket që Basha ka një distancë shumë të madhe me anëtarësinë e thjeshtë të PD”, u shpreh Hoxha.

Ai theksoi se Basha ka humbur momentin që shfrytëzon një njeri që ka natyrën e liderit.

“Si kryetar është në rregull. Pyetja është a është një lider që e kërkon momenti emocional ku jemi. Unë them që këtë moment e humbi, ka ende kohë për aksion, por deri më sot shohim në aksion Berishën”, nënvizoi ai.

Zjarr Tv Ad