Deputeti demokrat Tritan Shehu, ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit Rama, i cili u shpreh se Shqipëria do të goditet nga kriza energjitike, e cila do të sjellë rritjen e çmimit të karburantit.
Shehu thotë se Rama bën rolin e Kasandrës, pasi Shqipëria ka patur çmimet më të larta edhe kur çmimi i naftës në botë ka qenë i ulët, ndaj e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo krizë, është rrëzimi i qeverisë Rama.
Postimi i plotë:
Rama ben Kasandren per te fshehur deshtimin e tij. Perseri fajin e ka Bota per varferine e thelle, pa punesine, kolapsin e sistemit te shendetesise, braktisjen e vendit etj ne Shqiperi. Sepse “kriza” e madhe e ka burimin jashte nesh, ne qenkemi vetem viktima te saj.
Sikur deri me sot kemi qene ne “parajse”. Kriza globale do na varferoje se nje “fuci” nafte do shkoje ne 100$. Ne fakt edhe kur ishte 50 $ ne kishim cmimet me te larta te karburanteve ne Bote, te varfer ishim e te varfer do jemi. Edhe atehere vdiqen mbi 16 mije njerez nga kovid, sot rrezikohemi per me shume, pavaresisht cmimit te naftes. Pra shkaku i vuajtjeve te shqiptareve nuk eshte cmimi i naftes ne Bote.
Eshte vetem keq qeverisja e Rames dhe e kesaj qeverie te “semure” thellesisht. Asgje nuk mund ta “sheroje” kete qeverisje e kete Kryeminister. Ka vetem nje rruge dalje: Ajo duhet rrezuar, permbysur sa me shpejt, ashtu si permbysen rregjimet kudo ne bote. Nga popujt! Kjo eshte e vetmja “recete” per neve edhe per kete “krize”, qe Rama si Kasandra “shikon”.




