Analisti Enton Abilekaj, reagoi pasi ambasada amerikane deklaroi se protesta e shoqërisë civile, e thirrur sot pasdite përpara kryeministrisë, do të organizohet nga Partia Demokratike.
Ambasada u bëri thirrje qytetarëve të kenë kujdes nga protesta e Partisë Demokratike. Por Abilekaj e quan fyes dhe mashtrues këtë reagim.
“Sot do të jem tek protesta pikërisht sepse nuk e ka thirrur Partia Demokratike.
Ata që japin mesazhe të tilla, false, mashtruese, nuk kanë as skrupulozitetin e zyrës së shtypit të Kryeministrit, as dinjitetin e ushtarit të fundit të Rilindjes.
Ky turp nuk do më ndalojë të dal sot në 17.00 që rrjepja e shumicës absolute për llogari të një klike hajdutësh pa fre, të mos kalojë në heshtje dhe varfëria të mos bëhet standard.
Këtë mesazh po e printoj që ta përdorim bashkë me protestuesit e tjerë për të “djegur” Tiranën,” shkruan analisti.




