Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave projektbuxhetin e vitit 2022. Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj ka bërë një pasqyrë të buxhetit të viti 2022 të prezantuar sot nga kabineti i ministrave pas mbledhjes së qeverisë.
A do ketë rritje të pensioneve dhe bonus në fund të vitit për pensionistët?
Ibrahimaj: Prej vitesh bonusi i pensioneve në fund të vitit është bërë një rregull. Nga viti i ardhshëm ky d o të jetë një zë buxhetor më vete, i planifikuar në buxhetin e vitit 2022 dhe në vazhdim. Çdo vit parashikohet si rritje e pensioneve me indeksimin e inflacionit, gjithashtu do të jetë dhe bonusi i përvitshëm i cili nuk ka asnjë pikëpyetje. Buxheti nuk parashikon rritje të taksave.
Sa do të jetë buxheti i alokuar për blerjen e satelitëve?
Ibrahimaj: Të gjitha detajet mbi buxhetet e alokuara do të bëhen publike gjatë javës në vijim në deklarata të ndryshme të detajuara për çdo sektor.




