Debat me tone të ashpra, është zhvilluar në Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Debati i ashpër është shënuar mes zv/ministrin e Energjisë, Ilir Bejtjas dhe Gazment Bardhit. Bejtja tha se Bardhi ka eleminuar një person në Elbasan, ndërsa ky i fundit iu kthye duke kërkuar që të largohej nga komisioni. Edhe pse kryetarja Klotilda Bushka e këtij komisioni ka ndërhyrë disa here, ka qenë e pamundur që të “shuaj” debatin e fortë, deri në momentin që e ndërpreu seancën.
Pjesa debati:
Gazment Bardhi: Ik mo hajdut dil përjashta
Ilir Bejtja: Një njeri është eleminuar nga një borxh 35 lekë të vjetra. Zotri Bardhi unë kam një parim po them vetëm të vbërtetën. Ai ka qenë në b*urg për 35 mijë lekë , unë nuk tërheq asgjë. Mos më fol mua ti ke eleminuar një njeri në Elbasan.
Bushka: Ju lutem mbani qetësi, nuk është nevoja të flisni me zë të lartë.
Bardhi: Ik, hajdut…
Bushka: Fikni mikrofonat ose do ndërpres senacën…




