E enjte, Gusht 20, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Thanë se ka blerë “Bentley” 270 mijë euro, Arben Ahmetaj shkrihet së...

Thanë se ka blerë “Bentley” 270 mijë euro, Arben Ahmetaj shkrihet së qeshuri: Është “Hyundai” 28 mijë dollarëshe

0
86

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka reaguar lidhur me akuza e lëshuara ndaj tij së fundmi ku thuhet se vjen në Kuvend me një makinë luksoze “Bentley”.

Makina luksoze kap një shifër prej 270 mijë eurosh, por Ahmetaj i ka hedhur poshtë këto akuza. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ahmetaj shprehet se makina nuk është “Bentley”, por një markë “Hyundai Genesis”. Ndërkohë Ahmetaj deklaron se makina e tij kushton 28 mijë dollar dhe jo 270 mijë euro.

“Kush e gjen dot ndryshimin mes një Hyundai Genesis 28 mijë dollarë dhe një Bentley 270 mijë euro? Ta kuptojnë zemrat e zjarrta që dhe njëherë tjetër shpërndanë një lajm qorr e thuthuq ”, shkruan Ahmetaj.

Zjarr Tv Ad