Sot hapet një tjetër segment i Unazës së Madhe në Tiranë. Duke nisur nga mesnata e sotme, segmenti nga Mbikalimi i Farkës deri tek Materniteti i ri do të jetë i kalueshëm për të gjitha automjetet.
Gjatë inspektimit të punimeve, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se po punohet me ritme të larta në lotet e tjera të kësaj vepre të rëndësishme për kryeqytetin.
“Hapet për qarkullimin e automjeteve një tjetër segment i Unazës së Madhe të Tiranës. Duke nisur nga mesnata e sotme, segmenti që nis nga Mbikalimi i Farkës deri tek Materniteti i Ri do të jetë i aksesueshëm për të gjitha drejtuesit e automjeteve duke lehtësuar në këtë mënyrë lëvizjen në këtë zonë të kryeqytetit.”, njofton ministria.




