“Unë nuk di ne përfaqësojmë shumicën apo ata!”, Gjekmarkaj me tone të ashpra ndaj Bashës: A mund t’i imponohet Kuvendi juaj shoqërisë?

0
86

Deputeti Agron Gjekmarkaj mësohet se i është kundërvënë ashpër kryedemokratit Basha në mbledhjen e kryesisë së PD pasi përjashtimi i anëtarëve që ishin pjesë e foltores sipas tij nuk ishte zgjidhja.Gjekmarkaj ka deklaruar se përjashtimi i Berishës nga Basha në 9 shtator ishte i duhuri por mënyra e gabuar. Në fjalën e tij deputeti i kërkoi Bashës që të shmangte dramën brenda partisë dhe të bëjë që Kuvendi i 18 dhjetorit të jetë ngjarje frymëzuese ashtu siç u rrit foltorja e Berishës.

Kjo është një kryesi ideale! Një Kryesi endrrash. Ketu s’ka me debat jane të gjithe në anen e Kryetarit! Çdo lider do ja kishte zili kesaj dite. Tani le te kthehemi tek problemi, duam nje parti per vete si kjo, ku te jemi ne në kryesi, deputet etj, nje me te bashkuar, nje PD të madhe apo ende një me te madhe per të ardhur nje dite ne pushtet! Per kete duhet ende esksploruar cdo mundesi komunikimi dhe jo ndeshkimi, cdo mundesi per te shmangur kete drame ne te cilen eshte PD.

Une nuk di ne perfaqesojme ne shumicen apo “ata”! Ju i merrni vendimet me nje grup te vogel dhe ne na i lexoni ketu une e refuzoj kete logjike. Por di qe demokratet sonte jane kokeulur, sepse e shohin partine e tyre me të perçare se kurre! Ndeshkimi ështe i lehte por se di ne eshte i duhuri. Z.Basha ju keni marre vendimin e duhur me 9 shtator por ne menyren e gabuar! Partite nuk jane si femijet ku qendrimi paternalist i Kryetarit e shpeton nga rruga e keqe.

Nje parti e merr vete pergjegjësine para historise, ne do te behet antiamerikane, antiperendimore, antikombetare, te veteshkaterrohet dhe nese e duan se ndal dot ! Kryetar ju keni eksperience politike te gjate shume me te gjate se une, ndaj duhet tentuar çdo rruge cdo interes personal qe kjo parti ti shpetoje goditjes!

Une kam mbajt qendrimet e mia e as pendohem per to, te njejtat do mbaja perseri dhe nese ska rruge tjeter dhe jemi te detyruar te shpetojme berthamen properendimore te kesaj partie hajde ta shpetojme te vetedijshem qe po zvoglohemi. Duhet te pyesim veten pse zune vend tezat e foltores, pse u rrit dite pas dite ajo levizje, Sali Berisha diten e pare pat 30 mbeshtetes!

Sot mijera sepse ai doli beri beteje ju e bete betejen ne vazo, me pak dalje televizive! Tani ne kemi kongresin me date 18 , ende nuk jemi mbledhje, nuk dime cfare tezash do hedhim, si do ta bejme ngjarje frymezuese ate? A mund te pergatitet nje Kuvend ne pak dite per t’ju imponuar shoqerise?/

Zjarr Tv Ad