Aktivistja Evi Kokalari, në një deklaratë për mediat jashtë selisë blu ka akuzuar Lulzim Bashën se është ai përgjegjësi i cili ka dhënë urdhërin për vjedhjen e zyrave të FRPD-së.
Kokalari tha se është një turp që njerëzit e Bashës vjedhin këto zyra. Teksa shtoi se policia duhet të marrë masa dhe të dërgojë njerëz që të verifikojnë gjendjen.
“Ish kryetari Basha është pjesë e këtij urdhri për të vjedhur zyrat e FRPD-së. Basha ka dhënë urdhër ky është niveli i drejtimit të PD, ku është shteti kemi 30 minuta që presim, komisariati numër 1 po bën një turp të madh nuk vjen askush këtu për të verifikuar. Kur një ish-kryetar vjedh zyrat e forumit rinor ka mbaruar çdo gjë, ka marrë fund.
Njerëzit me armë është problemi më i madh, nuk janë gjëra të anashkalohen, duhet të vijë policia sepse jeta jonë mund të jetë në rrezik. Duhet të behet problem edhe Rama ta marrë seriozisht. Nuk na frikëson, policia të marrë masat, komisariati numër 1 të na cojë njerëz ta përfundojmë këtë procedurë”, tha Kokalari.




