Deputeti Erion Braçe ka reaguar sërish në lidhje me publikimin e pagave të 630 mijë qytetarëve shqiptarë. Përmes një postimi në rrjetet sociale Braçe ka komentuar deklaratat e bëra që këto të dhëna janë publikuar nga vetë qeveria që më pas të bëjë gati koncesionet.
Deputeti ironizon duke thënë se e gjithë kjo ngjarje nuk qenka muhabet zgjedhjesh, por koncesionesh.
“Hahahahahahahahaha! Nuk ka fund debillleku ne kete vend; “Te dhenat e rrogave i ka nxjerre vete Qeveria qe te bej gati koncesionin”! Pra nuk qenka muhabet zgjedhjesh, qenka muhabet koncesioni!”, shkruan ai.




