E premte, Korrik 31, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Ivi Kaso paralajmëron një tjetër skandal më të rëndë se publikimi i...

Ivi Kaso paralajmëron një tjetër skandal më të rëndë se publikimi i pagave

0
88
Zjarr Televizion Adccccc

Ivi Kaso, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike thotë se databaza për pagat është vazhdim i publikimit të të dhënave për votuesit para zgjedhjeve.

Sipas tij, pas publikimit të dy listave të para qëndron dhe një listë e tretë që ka të dhëna më sensitive, pasi lidhet me kreditë.

“Ka dyshime se databaza ishte në disa nivele, ishte niveli i parë që u bë publik dhe ky është niveli i dytë. Flitet që ka dhe nivele të tjera që kanë të dhëna akoma edhe më sensitive siç janë të dhënat bankare, regjistri i kredive që ekspozon përballë jo vetëm institucioneve shtetërore por edhe grupeve kriminale”, tha ai për Euro News.

Zjarr Tv Ad