E shtunë, Prill 18, 2026
Ballina Aktualitet Priten zhvillime të reja, Spartak Ngjela tregon si mund të zgjidhet konflikti...

Priten zhvillime të reja, Spartak Ngjela tregon si mund të zgjidhet konflikti në Partinë Demokratike

0
397

Avokati Spartak Ngjela ka folur për zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike, debatet e së cilës janë zhvendosur në Kuvendin e Shqipërisë.

Avokati Ngjela tha se në këtë situatë vetëm ligji elektoral mund t’i japë zgjidhje konfliktit brenda PD-së.

Deklarata e Ngjelës:

‘I ka përjashtuar nga grupi me Këshillim Kombëtar. Këtu do të ndahet shapi nga sheqeri dhe këtë e ndan ligji. Duhet forcë juridike dhe jo forcë fjalë. Përjashtimi i tyre është brenda statutit? Nga grupi di që të përjashton Këshilli Parlamentar. Tani do të shohim do të nxjerrë Saliu kandidatë për bashkitë, jo nuk ka për ta bërë, e vetmja gjë që mund të bëjë është të jetë i pavarur’, tha Ngjela, duke shtuar: ‘Nëse Berisha do ta kishte marrë selinë, do të merrte të gjithë bazën juridike brenda selisë. Selinë nuk e mori dot. Tani çështja është ose të pavarur ose me një parti tjetër’, u shpreh më tej avokati.

Zjarr Tv Ad