Komisioni i Rithemelimit e konfirmon: Do jemi pjesë e zgjedhjeve të pjesshme!

0
44

Komsioni i Rithemelimit të Partisë Dmeokratike ka konfirmuar se do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme për 6 bashkitë që janë ende pa kryetarë të zgjedhur nga qytetarët.

Në një deklaratë për media, Komisioni i Rithemelimit njofton se është hapur procesi i primareve brenda PD-së, ku do të bëhet përzgjedhja e kandidaturave më të mira për t’u përfaqësuar në zgjehdjet e pjesshme.

Deklarate e Komisionit te Rithemelimit te PD

Duke ndjekur situaten politike per zgjedhjet e pjesshme, Komisioni i Perkoshem i Rithemelimit ne emer te Partise Demokratike deklaron se do te jete pjese e ketyre zgjedhjeve per tu dhene Shqiptareve mundesine per tu perfaqesuar ne qeverisjne vendore me kapacitetet me te mira te vendit.

Komisioni i Perkohshem i Rithemelimit vendosi sot hapjen e procesit te primareve brenda PD per perzgjedhjen e kandidaturave me te mira per secilen nga bashkite ne gare. Nga sot, ne te gjitha bashkite ku do te hapet gara Partia Demokratike fillon punen  per evidentimin e kandidateve. Procesi i perzgjedhjes do te finalizohet me date 30 Janar 2021 sipas parimit “ te primareve”.

Ne perputhje me statutin e PDSH neni 12 dhe 38 kandidatet mund te evidentohen:

Me vetepropozim;

Propozim nga anetaresia;

Propozim nga organet qendrore te PDSH.

Kandidatet duhet te jene personalitete me autoritet te larte politik professional dhe shoqeror. Dokumentacioni i nevojshem duhet te paraqitet prane Komisionit te Rithemelimit te PD dhe duhet te permbaje CV profesionale dhe politike te kandidateve si dhe formularin e vetedeklarimit per pastertine e figures se kanditatit. Afati per paraqitjen e kandidaturave eshte data 24 Janar 2022, ora 24.00

Zjarr Tv Ad