Presidenti i vendit, Ilir Meta ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Pushteti” me Juela Meçanin në Fax News.
Ai ka deklaruar se pasioni për të vizituar vende të ndryshme të Shqipërisë i ka lindur pas shoqerimit me poetin e madh shqiptar, Dritëro Agollin.
Meta thekson se po nuk dole të takohesh me qytetarët , atëherë nuk kupton asgjë nga problemet e vendit.
Më tej, Meta thotë se Shqipërisë i nevojiten vetëm 2 gjëra për të ndryshuar, që janë vota e lirë dhe referendumet.
Pjesë nga biseda
Meçani: Kam parë diçka që nuk ka ndryshuar te ju. Ju keni zgjedhur të mos qëndroni në Presidencë, por të kaloni kohë përreth Shqipërisë. Është strategji?
Meta: Kështu ndërtohet njeriu dhe unë kështu jam ndërtuar, dhe kam patur një mik të jashtëzakonshëm, shkrimtari Dritëro Agolli, kur isha i ri, dhe rrija gjithë ditën me të. Më dukej vetja i rëndësishëm kur rrija me të. Dritëroi nuk rrinte dot në Tiranë , por donte të shkonte sa më shumë në vendet e Shqipërisë dhe sdëshironte të flinte ne shtëpitë e shqiptarëve dhe të mësonte nga ata. Ndiehj i plotësuar. Këtë e kam të natyrshme. Po nuk takove njerëzit, nuk kupton asgjë.
Është e vetmja mënyrë për të kuptuar si pulson Shqipëria dhe cilat janë problemet e saj. Shqipëria jonë është e jashtëzakonshme. Presidenti i vendit, Ilir Meta ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Pushteti” me Juela Meçanin në Fax News.



