Kryeministri Edi Rama komenton për herë të parë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar Ilir Metën nga posti i Presidentit të Republikës.
Një komentues i shkruan në një postim në “Facebook” se “Ja fute Amerikës o trim, sa ike në Amerikës Gjykata Kushtetuese shpalli vendimin për Ilir Metën”.
Në përgjigjen e tij, kryeministri Rama i drejtohet komentuesit duke i thënë se sharjet e përqeshjet nuk janë argumente, ndërsa shton se “Unë që ta dish ti dhe kushdo flet me këtë gjuhë, nuk jetoj as për të vjedhur, as me të vjedhur”.



