Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka firmosur dokumentin e Ukrainës për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Kujtojmë se më herët, Zelensky, përmes një deklarate kërkoi që Ukraina të bëhej me urgjencë anëtare e Bashkimit Europian.
Në kërkesën e bërë, Zenlensky kërkon që të mos ketë procedura të zakonta anëtarësimi, por që të ketë procedura të përshpejtuara në një situatë të tillë kur Rusia po kërkon të avancojë çdo ditë e më shumë.
“Ky është një moment historik”, është shkruar nga parlamenti i Ukrainës, në Twitter.
Ndërkohë, pak minuta më parë ka përfunduar dhe takimi mes dy delegacioneve atij rus dhe ukrainas. Sipas mediave të huaja mësohet se gjatë takimit palët kanë biseduar për një sërë temash, kryesisht është folur në lidhje me armëpushimin në Ukrainë.
Zyra e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërkuar tërheqjen e të gjitha trupave ruse, përfshirë nga Krimea dhe Donbasi, në bisedimet e paqes në Bjellorusi.




