Saimir Korreshi nxjerr prapaskenat nga selia blu dhe tregon rrugën e bashkimit të PD-së

0
113

Deputeti demokrat Saimir Korreshi shprehet se bashkimi i PD-së duhet të bëhet përmes një procesi gjithëpërfshirës.

Korreshi, tha se procesi ka nevojë për kohë, por se të gjithë duhet të shikojnë njëri-tjetrin në sy për gabimet që kanë ndodhur dhe të hedhin një hap pas

Deklarata e Korreshit:

“Basha ka ikur tashmë, mendoj se duhet të ketë një proces gjithëpërfshirës. Më 6 mars, nuk fituam, por ishim në luftë brenda llojit. Që të bëhet ky bashkim, demokratët kanë nevojë për një bashkim real dhe jofiktiv, procesi ka nevojë për kohë e jo për afate, do të vijë natyrshëm, nuk është bërë asnjëherë analizë, dhe të fillohet me ristrukturimin ku të përfshihen të gjitha palët, duhet një nismë nga lart.

Berisha e Basha duhet të kishin bërë një hap prapa për hir të demokratëve në bazë, të dilnin me një kandidatë, ata kanë krijuar një konflikt, është e frikshme, do kohë që të rigjenerohet.

Të gjithë bashkë të mblidhen të gjejnë mirëkuptim, duhet të shikojmë njëri-tjetrin në sy dhe të hedhin të gjithë një hap pas, se nëse do të rijmë kështu, asgjë nuk bëjmë.”, ka Korreshi.

Zjarr Tv Ad