E hënë, Prill 6, 2026
Ballina Aktualitet Shqiptari del nga burgu në Itali pas dhunës ndaj gruas, bën nënën...

Shqiptari del nga burgu në Itali pas dhunës ndaj gruas, bën nënën për në spital

0
610

Dënimi që vuajti në burg pas dhunës së ushtruar ndaj së shoqes, duket se nuk shërbeu si mësim për një shqiptar i cili jeton në Itali.

Një emigrant 35-vjeçar u arrestua ditën e djeshme nga policia e Serramazzonit, pasi rrahu nënën, duke i thyer krahun.

I riu i cili ishte dënuar një vit më parë për shkak të dhunës së ushtruar ndaj së shoqes, ishte liruar për shkak se dënimi ishte konvertuar në punë vullnetare.

Por ditën e djeshme ai ka shpërthyer në dhunë edhe ndaj nënës së tij, duke i thyer krahun dhe duke i nxjerrë edhe shpatullën.

Kjo bëri që e moshuara t’i drejtohet policisë, duke çuar në arrestimin e të birit.

Zjarr Tv Ad