Pse heshtin Berisha dhe Meta për skandalin e Ahmetajt me Klodian Zoton, Bardhi nxjerr dokumentet!

0
434

Ditën e sotme në medie kanë rrjedhur disa dokumenta ku vërehet se shtetasi në kërkim Klodian Zoto, i ka kërkuar hoteleve me 5 yje, rezervime për ish-Ministrin e Financave Arben Ahmetaj dhe bashkëshorten e tij, Erjola Hoxha.
Por në lidhje me këtë skandal Partia e Lirisë dhe Partia Demokratike e Rithemelimit, deri më tani e kanë kyçur gojën.

I vetmi që ka publikuar këto dokumente është deputeti i PD-së Gazment Bardhi. Bardhi shkruan në postimin e tij se korrupsioni i Edi Ramës dhe Qeverisë së tij me aferën e inceneratorëve, po qartësohet dita-ditës.

Deputeti i PD-së shton më tej se mijëra euro shpenzime të përfituara nga Arben Ahmetaj dhe të padeklaruara prej tij, (një vepër tjetër penale), janë prova të qarta dhe të pakontestueshme korrupsioni, për të cilat SPAK duhet të veprojë menjëherë.

Postimi i plotë i Gazmend Bardhit:
Korrupsioni i Edi Ramës dhe Qeverisë së tij me aferën e inceneratorëve po qartësohet dita-ditës.
Sot në media kanë mijëra euro shpenzime të përfituara nga Arben Ahmetaj dhe të padeklaruara prej tij, (një vepër tjetër penale), janë prova të qarta dhe të pakontestueshme korrupsioni, për të cilat SPAK duhet të veprojë menjëherë.

Kanë rrjedhur disa dokumenta sesi banda e inceneratorëve kishte paguar me dhjetra udhëtime të ish-zëvendësit të Edi Ramës, në kohën kur ka qenë Ministër i Financave.
Nëse ato fakte kanë qenë realisht pjesë e dosjes hetimore të inceneratorit të Elbasanit, fshehja e tyre dhe mosveprimi nga ana e prokurorisë është prova më domethënëse e dështimit të SPAK me atë çështje.

Aferës së inceneratorëve duhet ti shkohet deri në fund. Qeveria e Edi Ramës ka vepruar si një organizatë e mirëfilltë kriminale dhe SPAK duhet ta hetojë si të tillë.

Zjarr Tv Ad