Ka ndikuar shumë në rritjen profesionale të vajzës së tij dhe sot ka vendosur të publikojë një libër lidhur me një nga temat më delikatë si racizmi. Bëhet fjalë për babain e këngëtares së famshme Beyonce, Mathew Knowles, i cili duke qenë në profesion pedagog ka folur për racizmin në industrinë e muzikës duke thënë se Beyonce dhe motra e saj Solange nuk do të ishin aq të famshme nëse do të kishin ngjyrë më të errët të trupit të tyre. Në një intervistë për Ebony, Mathew Knowles u shpreh se yjet e mëdhenj femra nuk janë me ngjyrë. Duket se bindjet e tij babai I Beyonce I ka pasqyruar edhe në librin e tij ‘Racizmi: Nga sytë e një fëmije’


