E premte, Prill 17, 2026
Ballina Aktualitet Dalin në det me varkë dhe rrezikojnë mbytjen, policia shpëton tre pushuesit...

Dalin në det me varkë dhe rrezikojnë mbytjen, policia shpëton tre pushuesit në Durrës

0
218

Policia Kufitare Durrës shpëton 3 pushues nga mbytja. Pushuesit kanë qenë në det të hapur mbi një mjet lundrues pedalues kur mjeti ka filluar të fusë ujë.

Gjatë patrullimit nga ana e Specialistëve të Policisë Kufitare në zonën përballë fshatit Lura, rreth 1 milje larg bregut është konstatuar një mjet lundrues bedalon, pa motor ,e cila peshkonte me disa persona në bord rrezikonte të fundosej.

Ata janë afruar menjëherë duke i dhënë ndihmën e parë shtetasve A.K. 36 vjeç, D.E. 52 vjeç dhe M.N. 21 vjeç, banues në Maminas duke i marrë në mjetin lundrues të Policisë Kufitare dhe siguruar që janë mirë nga ana shëndetësore.

Zjarr Tv Ad