Mërgim Mavraj është zyrtarisht futbollist i Ingolstadt në Bundesligën 2 gjermane. Futbollisti i kombëtares shqiptare të futbollit publikoi një foto në facebook për të njoftuar zyrtarizimin e kësaj lëvizjeje. Mospërshtatja me skemat në Greqi e larguan Mavraj nga Superliga greke. Shqiptari është nënshkrimi i dytë i Jens Keller, i cili pak ditë më parë firmosi me Philipp Tschauner.



