E premte, Gusht 14, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Shqipëria vendi që përdor më pak teknologjinë në Evropë për blerje online

Shqipëria vendi që përdor më pak teknologjinë në Evropë për blerje online

0
25

Sipas Anketës së Cilësisë së Jetës, 85% e të pyeturve kanë deklaruar se nuk kanë kryer blerje online dhe 15% kanë deklaruar se kanë bërë blerje online. Ndër vendet kandidate përqindjen më të ulët të blerjeve online pas Shqipërisë e ka Maqedonia, ku vetëm 25% të të anketuarve kanë deklaruar se kanë kryer blerje online. Në Malin e Zi, Serbi dhe Turqi, përqindja e të anketuarve online që kanë deklaruar se kanë bërë blerje online varion nga 31 në 34%.

Mesatarja e të anketuarve në Bashkimin Europian që kanë deklaruar se kanë kryer blerje online është 67%. Vendet e Bashkimit Europian me përqindjen më të lartë të blerjeve online janë Suedia me 85%, Mbretëria e Bashkuar me 84%, Danimarka dhe Holanda me 83%, Finlanda me 76%. Ndërsa vendet anëtare të Bashkimit Europian që kanë shënuar përqindjen më të ulët të të anketuarve që kanë deklaruar se kanë kryer blerje online janë Kroacia me 33%, Rumania dhe Portugalia me 36% dhe Greqia me 37%. Ndërsa shqiptarët në vend të një kliku vazhdojnë të përzgjedhin hyrjet daljet nga një dyqan në tjetrin.

 

Zjarr Tv Ad