Deputeti i PDIU i Elbasanit bashkohet me Partinë Socialiste

0
48

Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Uniteti i ka ikur edhe një deputet nga radhët e saj. Deputeti Dritan Bici ka kaluar në grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Lajmin e ka bërë të ditur kryeparlamentari Gramoz Ruçi gjatë seancës plenare.

“Iu njoftoj se deputeti Dritan Bici është bërë anëtar i grupit të PS-së. Në zbatim të kodit për dorëzimin e mandateve, njoftuam organin kompetent për të vijuar me procedurat e mëtejshme”, tha Ruçi.

Bici vjen nga qarku i Elbasanit dhe mori mandatin në fillim të vitit 2018, më shumë se 4 muaj konstituimit të Parlamentit të dalë nga zgjedhjet e qershorit 2017, për shkak të heqjes së mandatit të Aqif Rakipit, i prekur nga ligji i dekriminalizimit.

 

Zjarr Tv Ad