Komisioni i Disiplinës në Itali (Giudice Sportivo), ka bërë me dije vendimet e saj për javën e 26-të të kampionatit italian. Bie në sy që për javën e ardhshme do të jenë të skualifikuar 15 lojtarë, për shkak kartonësh. Lojtarët ose kanë marrë të kuq, ose kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Bëhet fjalë për dy futbollistët e Juventusit, Pjaniç dhe Kanselo, që u ndëshkuan me kartonë dhe humbën mundësinë për të luajtur kundër Udinezes. Të dy lojtarët do të jenë të çlodhur për sfidën e me Atletikon të martën që vjen. Ndërkohë lojtarët e tjerë të skualifikuar janë: Kasata (Frosinone), Konsilij (Sasuolo), Cionek (Spal), Kolarov (Roma), Meret (Napoli), Cigarini (Kaljari), Xheko (Roma), Farago (Kaljari), Fazio (Roma), Rigoni (Kievo), Vesino (Inter), Rodrigez (Milan), Mandragora (Udineze). Gjithashtu Napoli është dënuar me 20 mijë euro gjobë, për lazerat që ka përdorur kundër lojtarëve të Juventusit në derbin që u luajt të dielën në mbrëmje.




