Shkodër/ Shkarkohet edhe shefi i Komisariatit

0
22

Pas ngjarjes së rëndë në qytetin e Shkodrës, ku mbetën të vrarë vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali, vazhdojnë lëvizjet në Policinë e qytetit verior. Pas shkarkimit të drejtorit të Policisë Vehbi Bushati, i cili u zëvendësua nga Niko Brahimaj, sot i ka ardhur rradha shefit të Komisariatit, Vasil Çela. Në vend të tij është emëruar Lorenc Meta. Shkodra është kthyer në Palermon e Shqipërisë, me 11 vrasje e 2 të zhdukur vetëm në 8 muajt e fundit. Deri tani nuk ka asnjë të dyshuar apo të ndaluar lidhur me ngjarjet e rënda kriminale.

Zjarr Tv Ad