Një shumë e konsiderueshme parash është bllokuar në aeroportin kryesor të Parisit, paraditen e sotme. Të paktën kështu raportojnë mediat franceze të cilat shkruajnë se shuma prej 23 milionë euro e gjendur në 2 valixhe diplomatike kishte destinacion Shqipërinë.
“Këtë mëngjes në aeroportin Charles-de-Gaulle në Paris një shtetas nga Mali në transit për në Malajzi u arrestua me 2 valixhe që përmbajnë 23 milionë euro, pothuajse 15 miliardë franga CFA. Ne po flasim për valixhe diplomatike të lidhur kështu me shtetin e Malit.
Mediat franceze aludojnë ndër të tjera se paratë kishin si destinacion vendin tonë, të cilën e cilësojnë edhe si parajsë tatimore.
“Burime nga policia flasin që dërgesa ishte për Shqipërinë, një vend i njohur si një parajsë tatimore. Cili personalitet ishte mbajtësi i bagazheve? Autoritetet malazeze nuk mund ta thonë atë. Megjithatë, ndërsa valixhet janë diplomatike kjo tregon se kemi të bëjmë me zyrtarë të lartë”, shkruhet ndër të tjera në mediet franceze.




