Statistikat, Mbappe “thyen” Messin e Ronaldos

0
23

Çdo trofe i rëndësishëm individual në dekadën e fundit është diskutuar ndërmjet Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit me përjashtim të vitit të kaluar kur Modric “theu” hemogjeninë e tyre për “Topin e Artë”.

Por një ylli i ri ka dalë në skenë dhe kërcënon fronin e tyre. Fjala është për sulmuesi e talentuar të PSG, Kilian Mbappe. Ylli francez po kërcënon dy më të mëdhenjtë e dekadës së fundit duke treguar një rritje të vazhdueshme ndërsa shpesh është krahasuar edhe me mbretin e futbollit Pele.

Statistikat e Mbappe konfirmojnë se kemi të bëjmë me një futbollist që do të dominojë skenën e futbollit për të paktën 10-15 vitet e ardhshme. Aktualisht francezi ka mbi shpinë 20 vjet , 4 muaj dhe 5 ditë, ndërsa në karrierën e tij si profesionist, me Monacon, PSG-në dhe kombëtaren e Francës, numëron plot 94 gola të shënuar, 12 prej të cilëve me “gjelat”.

Pasi mbushi 21 vjeç, Cristiano Ronaldo kishte shënuar 36 gola për klubin dhe kombëtaren ndërsa Lionel Messi kishte shënuar 50 gola për klubin dhe Argjentinën. Kylian Mbappé nuk është ende 21 vjeç, pasi i mbush më 20 dhjetor, por ka shënuar 94 gola për klubin dhe Francën.

Kaq mjafton për të kuptuar se Kylian Mbappe nuk është thjesht një futbollist i ri premtues, por një kërcënim i madh për Messi dhe Ronaldo, që deri tani kanë fituar çdo trofe të mundshëm. Mbappe aktualisht rivalizon me sulmuesin më të mirë në Europë për Këpucën e Artë.

Messi ka shënuar 33 gola, Mbappe 30, Diagne 28, De Jong – 27 dhe Quagliarella – 22.

 

Zjarr Tv Ad