Dita ndërkombëtare e lirisë së shtypit, Vokshi: Rama nxit dhunën ndaj gazetarëve

0
24

Në ditën botërore te shtypit ish deputetja e PD Albana Vokshi ka shperndarë një mesazh në faqen e saj në facebook.

“3 Maj- Liria e Shtypit në Shqipëri në kthetrat e diktatorit!”, shkruan ajo duke lëshuar akuza të ashpra ndaj kreut të qeverisë Edi Rama.

“Si në vendet autoritare, Kryeministri Rama, kërcënon dhe nxit dhunë ndaj gazetarëve, duke i fyer, përndjekur dhe kërcënuar me padi gjyqësore”, shkruan ne shenimin e saj, Albana Vokshi.

Ja postimi i saj i plotë:

3 Maj- Liria e Shtypit në Shqipëri në kthetrat e diktatorit!

Asnjë mesazh sot nga diktatori i lirisë së shtypit.

Nën qeverisjen e tij:
– dhjetëra gazetarë të larguar nga Shqipëria,
– dhjetëra të tjerë të sulmuar, kërcënuar me jetë e të përndjekur.
– të tjerë gazetarë të paditur e kërcënuar edhe me burg nga Kryeministri vetëm pse denoncuan lidhjet e Kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij me krimin e organizuar.

Referuar Indeksit të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, mbi 80 përqind e gazetarëve në Shqipëri nuk kanë siguri për të ardhmen e tyre.

Shqipëria humbi 7 vende dhe në raport klasifikohet problematikenpër lirinë e shtypit dhe sigurinë e gazetarëve.

Si në vendet autoritare, Kryeministri Rama, kërcënon dhe nxit dhunë ndaj gazetarëve, duke i fyer, përndjekur dhe kërcënuar me padi gjyqësore.

Sot, diktatori i medias hesht për lirinë e shtypit, sepse i ka ditët e numëruara.

Liria e shtypit, është zemra e Demokracisë.

Gazetarët në Shqipëri të mos dekurajohen, fati i diktatorëve është i njohur…!

#WorldPressFreedomDay

 

Zjarr Tv Ad