Plagosi rëndë shqiptarin, italiani do bëhet politikan për të majtën

0
23

Andrea Pulone, 29-vjeçari italian që më 26 prill plagosi një adoleshent shqiptar që i kishte hyrë për të vjedhur në shtëpi bashkë me dy të tjerë, është kandidat në Monterotondo për zgjedhjet e ardhshme, në listën e së majtës së qendrës.

Pulone është nën hetim për tejkalim të vetëmbrojtjes së ligjshme, pasi shtiu kundër tre hajdutëve teksa ata ishin duke u larguar nga shtëpia e tij.

I kryqëzuar nga shtypi ‘progresist’ dhe i cilësuar si njeri që bën vetëgjyqësi, i zoti i shtëpisë mori përkrahjen e ministrit të brendshëm italian Matteo Salvini, i cili e telefonoi për t’i shprehur solidaritetin.

Pulone dëshiron të bëjë të ditur me çdo kusht se nuk është ai person që pasqyrohet në gazetat e ndryshme, nuk është ndonjë ‘pistolero’ dhe as adhurues i vendosjes personalisht të drejtësisë, por thjesht u gjend në një moment të vështirë dhe veproi instinktivisht.

Bashkë me nënën e tij është kandidatë i të majtës së qendrës, diçka ironike po të kujtosh që e majta është kundër ligjit për vetëmbrojtjen legjitime, duke e cilësuar atë si të rrezikshëm e që u lë vend interpretimeve arbitrare. Megjithatë, për Pulonen nuk ka asnjë konflikt.

‘Kur i pashë, mendimi i parë ishte për vajzën time që gjendej në katin më sipër. U tremba shumë. Avantazhi i të pasurit të pistoletës ishte për t’i trembur. Në përleshje fizike me të tre mund të kishte përfunduar më keq’, tha për Roma Today.

‘Shtiva pa menduar t’i plagosja. Nuk e di sa herë kam shtirë. Jam qitës sportiv, mbaj armë. Ata u larguan menjëherë, por nuk e pashë me çfarë makine ikën. Tani kam frikë sepse ma sekuestruan pistoletën’.

 

Zjarr Tv Ad