Sheshi “Skënderbej” fiton çmimin e dytë nga BE për arkitekturën bashkëkohore më të mirë në Europë

0
29

Sheshi “Skënderbej” ka marrë një tjetër vlerësim ndërkombëtar.   Mes 393 projekteve që garonin për Çmimin e Bashkimit  Europian për Arkitekturën Bashkëkohore, Sheshi “Skënderbej” mbërriti  deri në finalen e madhe dhe fitoi çmimin e vendit te dytë, duke marrë  vlerësimet më të larta nga juria profesiniste nga e gjithë Europa për  fuqinë transformuese, fokusin tek këmbësorët, qëndrueshmërinë dhe  gjelbërimin.

Ajo që ra në sy ishte gara e fortë dhe rezultati  tejet i ngushtë i votimit, 4-3 në fazën finale, mes sheshit “Skënderbej”  në Tiranë dhe projektit fitues të studios së famshme franceze “Lacaton-  Vasal”, e cila konkuronte me një projekt godinash banimi dhe shërbimi  në Bordo të Francës.

Ishte nënkryetari Arbjan  Mazniku ai që mori çmimin në emër të Bashkisë së Tiranës në ceremoninë e  organizuar me këtë rast, ku vlerësohet përsosmëria dhe inovacioni në  fushën e arkitekturës.

 

Zjarr Tv Ad