613 kg kokainë të fshehura në banane, Krimet e Rënda çojnë për gjykim pronarin e ‘Arbri Garden’

0
13

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka çuar për gjykim në Gjykatën e Krimeve të Rënda, dosjen në ngarkim të Arbër Çekaj, i dyshuar për ngarkesën 613 kg kokainë që u kap në Portin e Durrësit në shkurt të vitit 2018, të fshehur në kontenierë me banane që vinin nga Amerika Latine.

Arbër Çekaj është pronari i kompanisë së Import-Eksportit “Arbri Garden’.

Çekaj që mban edhe mbiemrin Kuliçaj, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku, akuzohen për veprat penale “Trafikim te narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Pas gjetjes së 613 kilogramëve kokainë në kontenierin me banane, Prokuroria e Krimeve të Rënda arrestoi shoferin e kamionit si dhe menaxherin e firmës “Arbri Garden”, të cilët janë shprehur se nuk kishin dijeni mbi drogën e fshehur në dyshemenë e dyfishtë të kontenierit. Ndërkohë që Çekaj u arrestuar në Gjermani për trafikun e lëndëve narkotike.

 

Zjarr Tv Ad