Balla:Puna e Këshillit të Integrimit u prek nga bojkoti i opozitës

0
17

Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian prezanton sot në Kuvend, raportin për punën e vitit 2018. Në nisje të mbledhjes së komisionit të Integrimit, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, u shpreh se kryetarja aktuale e këtij Komisioni, Rudina Hajdari, është njëkohësisht drejtuese e kryetare e këshillit kombëtar të integrimit

“Këshilli Kombëtar intergimit bën bashkë të gjitha institucionet dhe ka peshë të rëndësishme në aspiratën për integrimin europian. Veprimtaria e këshillit të integrimit është prekur dhe dëmtuar nga bojkoti i opozitës. Nuk është mbledhur cdo dy muaj sic parashikohet.” -u shpreh Balla ndërsa shtoi se raporti shqyrtohet një ditë para publikimit të progres raportit të KE.

“Ky raport shqyrtohet një ditë para publikimit të progres raportit të KE, ku pritshmëritë tona bazuar në reformat e ndërmarra, janë rekomandimi për nisjen e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë në BE.”vijoi më tej socialisti Balla.

Në fjalën e saj, kryesuesja e këshillit kombëtar të Integrimit kërkoi që të shpeshtohen mbledhjet e këtij këshilli, me qëllim sic tha ajo mbështetjen për procesin e integrimit europian.

Në vijim, komisioni i integrimit miratoi pr/rezolutën për aktivitetin që do të ndjëkë Këshilli Kombëtar i Integrimit.

 

Zjarr Tv Ad