Atletico gjen zëvendësuesin e Griezmann, emër i njohur nga Franca

0
15

Edison Cavani ka lënë të hapur mundësinë për largimin nga Paris Saint Germain.

Mediat në Spanjë bëjnë me dije që sulmuesi uruguaian është në negociata për të arritur marrëveshjen e transferimit tek Atletico Madrid.

Cavani ka shprehur dëshirën të përfundojë kontratën me klubin e PSG-së, por në deklaratën e tij për mediat iberike ai ka lënë te hapur një mundësi largimi.

“Gjëja e parë është respektimi i kontratës. Doja të rrija në këtë klub,më pëlqen ky qytet. Por ndonjëherë futbolli nuk është në dorën time, ka drejtues dhe president qe vendosin fatin e lojtarit”, tha Cavani kur u pyet për largimin e mundshëm.

Atletico gjatë merkatos së verës që mundë ta ketë prioritet lojtarin ofensiv, pas njoftimit për largimin e Antoine Grizmannit.

Vlen te theksojmë që kontrata e Cavanit me parizienët është e vlefshme deri në qershor 2020.

 

Zjarr Tv Ad