Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar sërish për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ai vijon të ritheksojë faktin se ky proces është përgjegjësi ekskluzive e institucioneve të Kosovës dhe se Tirana zyrtare nuk mund të futet në punët e brendshme të shteti kosovar, por duhet t’i repektojë ato.
“Dialogu Kosovë-Serbi është përgjegjësi ekskluzive e institucioneve të Kosovës”- shkruan Meta. Edhe gjatë mbrëmjes së djeshme, kreu i shtetit tha për mediat kosovare se ky proces i takon vetëm Kosovës.
Ditë më parë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta tha se një ndërhyrje e mundshme e Shqipërisë në procesin e dialogut mes të dyja vendeve do të ishte mungesë e fortë respekti për institucionet e pavarura të Kosovës.




