Kombëtarja shqiptare e 18 vjeçarëve nuk njeh rival në turneun “Kvarnerska Rivijera 2019”. Kuqezinjtë e drejtuar nga Olsi Uku fitoi edhe në ndeshjen e dytë, duke koleksionuar fitoren e dytë në këtë turne.
Si për koicidencë, Shqipëria e fitoi edhe këtë takim me rezultatin 1-0, por ndryshe nga ndeshja e parë, goli ndaj Venezias erdhi një minutë më vonë. Golin për kuqezinjtë e realizoi sulmuesi Anteu Fetahu në minutën e 74.
Nesër do të zhvillohet ndeshja e radhës ndaj NK Vinodol po në orën 16:30.
Kuqezinjtë luajtën me këtë formacion: Ceka, Ismaili, Doda, Kuci, Zahi(’41 Mema), Pruti, Gerxhaliu (’41 Fetahu), Stafa (’71 Zotaj), Cormusai (’33 Gjumsi), Shahaj (Kuqi), Musai.




