Vepra më e re e ish-ambasadorit, Dr. Islam Laukës, “Kosova e kërcënuar nga gjarpri i shtëpisë”, pas promovimit në Kosovë, u promovua sot edhe në Tiranë, në një takim që u mbajt në Hotel Tirana International
Folës kryesori qe z. Besnik Mustafaj-ish ministër i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Presidenti aktual i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, ambasador i Shqipërisë në Francë e UNESCO (1992-’97), botues, analist
Rreth librit e tematikës së tij pati diskutime të shkurtra nga diplomatë të karierës, të botës akademike e të fushës politike, si prof. dr. Marko Bello; diplomati i karierës Leonidha Mërtiri; botuesi i veprës, drejtori i Shtëpisë Botuese “Konica” në Prishtinë, shkrimtari i mirënjohur, Nazmi Rrahmani.
Një fjalë të shkurtër u mbajt edhe nga autori i veprës, Doktori i Shkencave Politike, diplomati e pedagogu Islam Lauka, i dekoruar me “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” nga Presidenca e Shqipërisë (2018), ambasador i Shqipërisë në Kosovë (2009-’14), dekan i Trupit Diplomatik të akredituar në Prishtinë (2013-’14), president i Qendres Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike (prej v. 2003), drejtor i Institutit Shqiptar të Studimeve Politike (prej v. 2005), autor i disa veprave për Ksoovën të botuara në shqip, anglisht, arabisht, rusisht, serbisht, persishtm greqisht, “Qytetar Nderi” i komunës së Bytyçit (2010) e i qytetit Bajramcurri (2015) dhe i komunës Deçan në Kosovë.
Pjesë e programit qe interpretimi aktorial me tematikë për trojet etnike shqiptare nga artisti i skenës dhe ekranit, Çun Lajçi
Moderatore e kesaj veprimtarie qe aktorja e njohur Arjola Demiri nga Dragobia e Malësisë së Gjakovës.




